Gjatë ndeshjes Eibar-Real Madrid, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të La Liga-s, ka ndodhur një episod kurioz.

Kur ndeshja ka qenë barazim 1-1, në minutën 73-të Sergio Ramos ka shkuar në dhomat e zhveshjes për shkak se duhej të shkonte në banjë dhe ka lënë ekipin me dhjetë lojtarë.

Lojtari është vonuar pesë minuta dhe është kthyer në fushë në kohë për të shijuar golin e Cristiano Ronaldo, i cili ka fiksuar shifrat në 2-1 në favor të madrilenëve.

“Sergio ka shkuar në banjë për një minutë dhe më pas është kthyer, asgjë më shumë”, ka shpjeguar Zidane.