Ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Plloqicë të Malishevës rreth orës 01:00 të së premtes.

Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve.

Policia përmes një komunikate për media kanë njoftuar për disa nga detajet e rastit dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë për vëllezër, derisa motivet e vrasjes mbeten të panjohura.

Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy  persona (vëllezër)  në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre. Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK”, thuhet në komunikatën e policisë.

Inicialet e dy viktimave janë Sh.M., i lindur me 1973 dhe B,M., i lindur me 1984.

Policia dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Derisa ende nuk ka të identifikuar e as të arrestuar për këtë rast.