Çifti nga Prilep që sot u gjetën të vdekur, dhe sipas dyshimeve të Prokurorisë Publike të Prilepit bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, njofton TetovaSot. Bëhet fjalë për çiftin, 81-vjeçarin Mice dhe 76-vjeçaren Ilka Neskoski.

Sipas prokurores Mariajana Ilievska rasti është paraqitur nga një kalimtar i cili e dalloi trupin e Mice Neshkovsit nën ballkonin e një ndërtese në lagjen “Dimo Narednikot”.

“Trupin nën ballkon e ka gjetur një kalimtar rasti pak para orës 12, sot në mesditë. Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, pasi në banesën e çiftit bashkëshortor është gjetur trupi i bashkëshortes Illka me plagë nga armë zjarri në kokë, kurse bashkëshorti nën ballkon. Hetimet është në proces”, deklaroi Ilievska.

Sipas fqinjëve, çifti kishte një martesë të qetë dhe të mirë. Supozohet se gruaja ka vuajtur kohët e fundit nga skleroza.

Kur ndodhi ngjarja, çifti ishte vetëm në apartament në katin e tretë në një ndërtesë nga vendbanimi “Dimo Narednikot”. Ata jetonin me nusen e djalit të tyre dhe një nip./TetovaSot/