VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Penale për masën e kujdesit për këshilltarin e ministrit të brendshëm Oliver Spasovskit.

Në reagimin e partisë opozitare thuhet se njerëz të afërt të ministrit kryejnë mit-marrje në tërë shtetin. Këshilltari në MPB D.S. dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare, duke dhënë sekret zyrtar personit ndaj të cilit udhëhiqet hetim.