Ky është momenti kur një grup të rinjsh e nokautojnë për toke me vetëm një goditje një bashkëmoshatar, dhe më pas e godasin me shkelm në kokë derisa po qëndronte i shtrirë pa vetëdije.

Pamjet amatore të filmuara me telefon të mençur shfaq momentin kur pas një mosmarrëveshje, grupi i të rinjve më saktësisht prej gjashtë personave godasin bashkëmoshatarin, që e përplasin në tokë pavetëdije në një qendër tregtare në Reading të Anglisë.

Viktima as që pati rast të mbrohet apo reagojë, pasi njëri prej sulmuesve e godet në mënyrë tinëzare nga pas dhe më pas tjetri me vetëm një grup ia humb vetëdijen.

Personi që filmon ngjarjen e tmerrshme në një moment ia afron fytyrën dhe thotë, ” e pati puna e tij”. Ndërkaq, videoja përfundon një vajzë e cila bërtet dhe shanë të rinjtë që nokautuan djalin e pambrojtur.

Ende nuk dihet saktë se cili ishte motivi që qoi te kjo dhunë e paparë.