Nëna e paemëruar nga Kanadaja, i ka detyruar dy fëmijët e saj të ecnin nga shtëpia deri në shkollë, vetëm pse kishin qenë të pasjellshëm ndaj shoferit te autobusit.

Në postimin e bërë në Facebook, nëna nga Ontario ka thënë se është dashur të merrte situatën në duar, pasi pranoi një telefonatë nga zyrtarët e shkollës.

“Ky ishte limiti i fundit. Këtë mëngjes ecëm për shtatë kilometra, për t’ju treguar se si do të ishte sikur për çdo ditë të përjashtoheshin nga autobusi” është postimi, të cilit mediat ia kanë hequr emrin e saj. “Pas dy orësh, ia dolëm” ka shtuar ajo.

Fytyrat e fëmijëve janë mbuluar, ndërsa në pankarta shihet qartë ku shruan “Të jesh i keq dhe i pasjellshëm me shoferin e autobusit. Nëna na detyroi të ecim”.

Meqenëse ngjarja është bërë virale, nëna ka telefonuar qendrën e kujdesit për fëmijë dhe ka thënë se ishte gjatë tërë kohës me ta, ndërsa do ta përsëriste ndëshkimin, po që se ata nuk e nxjerrin mësimin.

“Derisa siguria ishte nën kontroll dhe nuk kishte dhunë, nuk kemi si ta kundërshtojmë formën që e ka zgjedhur prindi për ta edukuar fëmijën” ka qenë raporti aktivistëve që merren me të drejtat e fëmijëve.