Janë varrosur në varrezat e fshatit Plloçicë të Malishevës dy vëllezërit, Shani e Bahri Maloku, pasi u vranë dje mizorisht nga disa hajna që ishin futur në shtëpinë e tyre.

Pasi që njëri nga vëllezërit ishte pjesë e Forcë së Sigurisë së Kosovës, trupat e të ndjerëve janë përcjellë për në banesën e fundit me nderime nga garda ceremoniale e FSK-së.

Në varrim u panë shumë njerëz që kishin ardhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy të vrarëve.

Ishte edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili bëri thirrje që rasti të zbardhet sa më parë e kryerësit e krimit ta vuajnë dënimin.