Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar në Twitter se “një marrëveshje me Korenë e Veriut është shumë e ndërlikuar dhe do të jetë, nëse përfundohet, një gjë shumë e mirë për botën. Koha dhe vendi mbeten për t’u përcaktuar,’ shkroi Trump, një ditë pasi zbuloi se kishte rënë dakord të takohej me liderin Kim Jong-un.

Korea e Veriut nuk ka dalë ende me një deklaratë. Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se takimi nuk do të ndodhte nëse Pyongyang nuk do të ndërmerrte i pari, hapa konkretë.

Mediat amrikane raportojnë se Trump e mori vendimin për takimin pa u konsultuar me figurat kyç të administratës së tij.

Diplomati më i lartë i SHBA, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ishte në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Afrikë kur u bë njoftimi. Duke folur me gazetarët të premten nga Djibuti, Tillerson tha: “KY ëhstë një vendim që presidenti e mori vetë. Unë fola me të herët në mëngjes për këtë vendim dhe ne patëm një bisedë shumë të mirë.

Trump i tronditi botën kur ai e pranoi ftesën për takimin pas një ftese të ofruar nga Korea e Jugut. Asnjë president amerikan më parë nuk ka takuar një lider koreanoverior.

Konfuzion u bë ku Sekretarja e Shtypit e Trum, Sarah Sanders, u tha gazetarëve se Koreja e Veriut ‘ishte angazhuar për  çarmatim bërthamor”. Ajo shtoi se “ne nuk kishim ndërmend ta realizonim këtë takim derisa të shihnim veprime konkrete.”/