Një çift nga Prilepi është gjetur sot i vdekur dhe sipas dyshimeve të Prokurorisë Publike të Prilepit, ka të bëjë me vrasje dhe vetëvrasje.

Bëhet fjalë për një çift të moshuar, dhe rasti është denoncuar nga një kalimtar që vuri re trupin e pajetë të një burri 81-vjeçar nën një ballkon nga një ndërtesë, përcjell TetovaSot.

Në banesën e çiftit u gjet edhe trupi i gruas 78-vjeçare.

Policia po punon për të qartësuar plotësisht çështjen./TetovaSot/