Sekretari shtetëror i SHBA-së, Reks Tilerson dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, të cilët janë në turne në Afrikë, nuk planifikojnë takim derisa ndodhen në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, kumtuan burime nga dy delegacionet.

“Takim në Adis Abeba nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Do të kërkojmë mundësi tjetër”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov.

Tilerson, nga ana e tij, deklaroi se orari i tij në bazë tashmë është caktuar, por theksoi se nuk ka shkak për shqetësim nëse nuk mban takim me Lavrovin në Etiopi, sepse ai dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, siç tha “takohen shpesh”.