Kodi telefonik i Kosovës është pritur për shumë vite nga populli dhe më në fund vitin e kaluar janë arritur disa përparime ku Kosovës i është lëshuar kodi telefonik +383 përmes ndërmjetësimit të Austrisë me një fusnotë të cilën disa nga ne ndoshta edhe nuk e kuptojmë çka do të thotë por sido që të jetë, hapat konkret kanë filluar me ndërrimin e numrave nga Vala +377 dhe IPKO +386 në kodin e ri +383.

 Prapavijat e fusnotës apo gjërat tjera të cilat populli nuk po i kupton kanë filluar të dalin në praktik me gjëra të hidhura. Një nga rastet e tilla ka ndodhur në Finlandë.
Para një jave Afrim Begiqi me banim në Finlandë ka telefonuar familjen e tij në numrin me kodin e ri telefonik +383… dhe pas disa dite ka pranuar faturën e telefonit me një shumë astronomike.