Tërmet me intensitet prej 7,1 ballë sipas shkallës së Rihterit sot është regjistruar në 135 kilometra në lindje të qytetit Rabaul në pjesën lindore të ishullit Britania e Re në Papua Guinea e Re.

Tërmeti ka ndodhur në ora 3 e 39 minuta sipas kohës lokale (18:39 sipas kohës së mesme evropiane), raportoi institut gjeofizik amerikan.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrave.

Qendra e Pacifikut për paralajmërim për cunami alarmoi për rrezik të mundshëm të paraqitjes të dallgëve të mëdha.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm i regjistruar në këtë javë në rajonin e Papua Guinesë së Re, pas atij të martën me intensitet prej 6,7 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Në tërmetin me intensitet prej 7,5 sipas shkallës së Rihterit, i cili ndodhi në Papua Guinea e Re më 26 shkurt, humbën jetën më shumë se 100 persona.