Shumë çifte preferojnë të flenë në shtrate të ndarë dhe jo në një krevat martesor.

Sipas ekspertëve kjo lloj praktike e re në çift ka anët e saj positive dhe negative.

Cilat janë avantazhet e fjetjes në shtretër të ndarë?

Avantazhi më i dukshëm është fakti që flihet më mirë. Nuk rrezikojmë të zgjohemi nga levizjet e partnerit, sidomos për ata që kanë gjumë të lehtë dhe tendencë të zgjohen shumë herë gjatë natës.

Të flesh në shtretër të ndarë bën që secili nga partnerët të çlodhet më mirë, të zgjohet me humor më të mirë, duke ulur kështu dhe mundësinë e ndonjë zënke sepse dihet që kur flemë keq, jemi më nervozë dhe të irrituar. Dhe ndryshe nga sa mendojnë të gjithë, fjetja në shtretër të ndarë bën që të keni më shumë dëshirë për momente intime, kështu që nëse keni frikë se fjetja në shtretër të ndarë mund t’u prishë intimitetin, qetësohuni!

Cilat janë disavantazhet e fjetjes në shtretër të ndarë?

A ka aspekte negative të mos ndash të njëjtin shtrat me partnerin? Ndoshta po, ose të paktën kështu thotë një studim austriak, i cili mbron idenë se burrat duke u zgjuar në një shtrat tjetër nga partnerja, kanë tendencë të largohen.

Ka dhe nga ata njerëz, të cilëve fjetja pa partnerin mund t’u krijojë çekuilibrim dhe të shkaktojë shqetësime si: pagjumësia, ankthi dhe ëndrra të këqija. Fjetja në shtretër të ndarë nga një anë kontribuon për të ndezur pasionin, ndërsa nga ana tjetër mund të shkaktojë një largim fizik të partnerit. Si duhet të flemë atëherë? Është padyshim një zgjedhje personale, e cila është e ndryshme tek çdo çift.