Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, Muhammad Kurasani, tha sot se djali i udhëheqësit të tyre Mule Fazlullah, Abdullahu ishte në grupin e 21 “luftëtarëve të shenjtë”, të cilët u vranë këtë javë, kur raketat amerikane goditen një shkollë fetare islamike në Afganistan.

Sipas mediave pakistaneze, zëdhënësi i lëvizjes talebane në Pakistan, paralajmëroi se së shpejti do të fillojnë sulmet hakmarrëse.