Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji sot në takim zyrtar me delegacion nga Turqia të kryesuar nga sekretari shtetëror i Ministrisë turke të Drejtësisë  Selahadin Mentes i prezantoi reformat në gjyqësor.

Siç kumtoi Kabineti i Salijit, Mentes e ka shprehur respektimin e tij lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe ka kërkuar ta thellojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke e theksuar posaçërisht luftën kundër terrorizmit.

Në takim është biseduar edhe në fushën e drejtësisë, veçanërisht në pjesën e ekstradimit apo ndalimit të personave të cilët kanë kryer vepra penale në vendet e tyre amë.

Të dyja palët ndanë bindjen që terrorizmi nuk identifikohet me as një , nacionalitet por është një e keqe e përbashkët ndajë të cilës duhet të jemi të bashkuar.