Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev mbrëmë u takua me senatorin amerikan Kris Marfi, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim është konstatuar se Republika e Maqedonisë lëviz në drejtim të duhur, përmes proceseve reformuese në vend dhe hapave të ndërtimit të miqësive me fqinjët, në rrugët drejt NATO-s dhe BE-së.

Senatori i SHBA-së, Marfi i ka inkurajuar kryeministrin Zaev dhe Qeverinë që t’i bartin ndryshimet pozitive për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, senatori Kris Marfi transmetoi se SHBA-ja mbetet mik i sinqertë i Republikës së Maqedonisë.

Siç theksohet në kumtesë, Zaevi në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe të Qeverisë, iu falënderua senatorit Marfi për mikun e madh që e ka Republika e Maqedonisë tek SHBA-ja, si dhe për gjithë mbështetjen dhe ndihmën që marrin qytetarët dhe shteti i SHBA-së”, me proceset e rëndësishme demokratike.

Në takim është biseduar për shumë tema aktuale politike në vend dhe rajon. E përbashkët është pajtueshmëria se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë dhe e gjithë rajonit është në NATO dhe BE”, qëndron në kumtesë.