Rusia ka dobi nga mospajtimet midis Turqisë dhe aleatëve të saj të NATO-s, vlerësoi komandanti i Forcave të Bashkuara të Aleancës në Evropë, gjenerali Kertis Skaparoti në deklaratën me shkrim deri te Komisioni për çështje ushtarake në Senatin amerikan.

“Rusia ka dobi nga kontestet politike midis Turqisë dhe aleatëve të NATO-s, të cilat mund t’i shfrytëzojë me qëllim që ta minojë besimin dhe unitetin”, konsideron gjenerali amerikan.

Skaparoti e siguron Komisionin e Senatit se komanda evropiane e NATO-s “do t’i mbrojë dhe përforcojë marrëdhëniet” midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

Gjenerali potencon se Turqia për momentin po ballafaqohet me dy sfida kryesore në fushën e sigurisë – veprimin subversiv nga ana e Rusisë dhe kërcënimit terrorist nga Shteti Islamik”.