Në zhvillim janë negociatat me kreditorët dhe së shpejti do të bëhet e ditur se si do të financohet ndërtimi i Qendrës Klinike – Shkup në lokacionin e ri pranë spitalit të Bardovcit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe është i përpiktë që sipas të gjitha analizave, Qendër Klinike moderne nuk mund të ndërtohet në lokacionin ekzistues.

“Ajo që duhej të fitohet është një bllok i ri i ndërtesës, i cili duhej të bashkohet me dy ndërtesa, të cilat tashmë janë gati për rinovim, duke përfshirë edhe ndërtesën e re të Gjinekologjisë, të cilës vetëm pas disa viteve të funksionimit duhet t’i rinovohet çatia sepse lëshon ujin. Përveç kësaj, në suaza të këtij kompleksi mbeten edhe shtatë ndërtesa të vjetra, të cilat assesi nuk kanë hyrë në projekt. Në këtë moment ata janë në një gjendje aq të keqe sa që tashmë kërkohet ndonjë formë e rikonstruimit. Nëse hyjmë në këtë projekt, pavarësisht nga shuma për të cilën bëhet fjalë si investim, do të hyjnim në një cikël nga i cili nuk do të mund të dilnim”, tha Filipçe cili sot mori pjesë në përkujtimin e deportimit të hebrenjve nga Shtipi.

Theksoi se me ndërtimin e Qendrës të re Klinike në lokacionin ekzistues, nuk do të fitohet qendër e re moderne dhe pacientë, tha se edhe mëtej do të duhet të transportoheshin nëpër rrugë. Ndërtimi në lokacionin e ri do të sigurojë një koncept të ri të ndërtesës moderne spitalore në të cilën pacientët do të kenë shërbime mjekësore të integruara, si në vendet tjera evropiane.
Për ndërtimin e Spitalit të ri Klinik- Shtip tha se është me dinamikë të vonuar për shkak kushteve të motit.

Lidhur me kërkesën e mjekëve në Shtip për pagesën e diferencës në kujdestari në tre vitet e fundit, me ç’ka nga nga Spitali Klinik Shtip kërkojnë rreth 200,000 euro, ministri u përgjigj se shembuj të tillë ekzistojnë edhe në spitalet e tjera të vendit.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se mjetet për rritjen e pagesës së kujdestarisë të mjekëve dhe personelit mjekësor tashmë janë siguruar nga buxheti i Qeverisë, ndërsa gjithashtu janë siguruar edhe mjete për pagesën e kompensimit për të specializuarit privat, të cilët specializojë në klinikat në Shkup.