Policia italiane ka vënë në pranga këtë të shtunë një shtetas Italian, sipërmarrës në një firmë të njohur të transportit detar dhe është e bindur tashmë se ka rënë në gjurmët e një trafiku të madh të kokainës.

Gjithçka ka nisur me një ndalim të thjeshtë të një makine, në të cilën udhëtonin dy gra. Njëra prej tyre, me shtetësi shqiptare, e ka kuptuar se policia ka nuhatur diçka dhe nga frika është dorqzuar menjëherë, duke I dhënë në dorë efektivëve një pako me plot 1 kg kokainë.

Gruaja më pas ka treguar çfarë dinte. Policia kësisoj ka shkuar në shtëpinë e një shtetasi Italian, bashkëshorti I shqiptares dhe e ka vënë atë në pranga. Fabio Godino quhet sipërmarrësi Italian, ndërsa shqiptarja Angeli Zoka.

Gjatë kontrollit të banesës së 57 vjeçarit, policia ka zbuluar dhe një sasi tjetër prej 200 gramësh kokainë dhe ka dyshime serioze se çifti italo- shqiptar ka qenë I lidhur me një linjë të madhe të trafikut të drogës së bardhë.