Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar në Jug të Shqipërisë, ku një fugon që transportonte nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 nxënës janë plagosur, raporton televizioni Ora News.

Policia sqaron se 4 nxënës të gjithë të moshës 17 vjeç janë dërguar në spitalin e Beratit, ndërsa një tjetër që është në gjendje më të rëndë është dërguar Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë në Spitalin e Skraparit pasi nuk kanë rrezik për jetën.