Partitë udhëheqëse separatiste katalanase kërkuan mbajtjen e referendumit të ri në këtë rajon spanjoll, në të cilin qytetarët do të deklaroheshin për “Kushtetutën e re të Republikës së Katalonjës”.

Kërkesa e tillë është përmbajtur në marrëveshjen që e arritën blloku Së bashku për Katalonjën të ish-kryetarit të Qeverisë rajonale katalonase, Karles Puxhdemon dhe Majtistes republikane të Katalonjës (ERC). Pritet ndaj marrëveshjes të përfshihet edhe partia e tretë separatiste e përfaqësuar në Parlamentin rajonal katalanas, Kandidaturë për bashkim kombëtar (CUP).

Me dokumentin parashihet që pas konfirmimit të tekstit të “Kushtetutës së Republikës së Katalonjës”, qytetarët për dokumentin të deklarohen në referendum.

Analistët vlerësojnë se edhe ky referendum do ta përjetojë fatin e plebishit të vjetshëm për pavarësinë e Katalonjës, të cilën Gjykata kushtetuese e Spanjës e shpalli si kundër kushtetues.

Pas referendumit të vjetshëm, separatistët katalanas në tetor e shpallën “Republikën e Katalonjës të pavarur”, pas çka Qeveria në Madrid vendosi administratë të drejtpërdrejtë ndaj rajonit dhe e suspendoi autonominë katalanase.

Me marrëveshjen e separatistëve katalanas, të cilët kanë shumicë në Parlamentin e Barcelonës parashikohet edhe votim i “territorit të lirë jashtë vendit” në Bruksel, ku do të formohej Qeveria në egzil i kryesuar nga Puxhdemoni.

Qëllimi i këtij hapi është “internacionalizimi i kauzës për pavarësinë e Katalonjës dhe progresi në orvatjet për krijimin e Republikës së Katalonjës” në bashkërendim me autoritetet e zgjedhura në mënyrë legjitime në Barcelonë”, qëndron në dokument.

Pas suspendimit të autonomisë katalanase, Puxhdemoni me një pjesë të ministrave në Qeverinë e tij, iku në Belgjikë, ku ndodhet akoma.

Për të hënën është caktuar seancë e Parlamentit katalanas, në të cilin duhet të zgjedhet kryetari i ri Qeverisë rajonale të Katalonjës. Kandidati i vetëm për këtë funksion është Zhordi Sançes, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të rolit të tij në shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, kështu që është pak e sigurt se autoritetet spanjolle do ta lirojnë që të mundet ta ndërmarrë detyrën.