Ronaldo do të dëshironte të kthehej pas në kohë për ta ri-zhvilluar ndeshjen e humbur të Interit 4-2 nga Lazio që i kushtoi me Scudetto në maj të 2002.

Interi ishte në “pole position” për ta fituar titullin në Itali, pasi ishte lider në Serie A, por në raundin e fundit në sezonin 2001/02, pësuan humbje nga Lazio, ndërsa fitorja 2-0 e Juventusit në udhëtim te Udinese, e bëri “Zonjën e Vjetër” kampion – dhe Ronaldo u largua më pas drejt Real Madridit.

“Nëse do të kisha mundur të kthehem në kohë, do të doja ta përsëritja ndeshjen e 5 majit, që shkoi gjithçka keq për ne”, tha Ronaldo.

Sulmuesi brazilian shpreson që pronarët e ri të klubit kanë projekt afatgjatë për ta kthyer Interin në mesin e më të mirave në Evropë.

“Pronarët e rinj? Për tifozë, nuk është e rëndësishme kush vjen në krye të klubit. Ata vetëm duan që Interi të fitojë, kështu që shpresoj se këta drejtues do ta ngritin Interin”.