Bashkëpunimi me këngëtarin Kastro Zizo dhe pjesëmarrja në “Këngën Magjike”, i hapën dyert e suksesit këngëtares 17-vjeçare, Rea Nuhu.“Pa faj” ishte titulli i këngës me të cilën ajo u prezantua dhe bëri për vete gjithë publikun me zërin e saj potent. Pas kësaj pjesëmarrje Rea është bërë pjesë e rëndësishme e muzikës shqiptare. Ndryshe nga shumë artistë të tjerë ajo nuk e ka pasur problem të tregojë për jetën e saj private dhe lidhjen me këngëtarin Henri Mahmuti.

Të ftuar në “Jo vetëm Modë” ata kanë zbuluar historinë e njohjes së tyre.

“Ne jemi njohur në ‘Ritfest’, kemi qenë të dy pjesëmarrës dhe finalistë. Kemi pasur shije të përbashkëta në muzikë dhe duke qenë se ishim finalistë, u bëmë një grup shumë i madh shoqëror dhe nga ky grup vetëm unë dhe Henri kemi ngelur kaq të afërt”,-tregoi Rea teksa shtoi se së shpejti mund të vijnë me një bashkëpunim

Kujtojmë se Henri është pjesë e një grupi rock “Bulzat” i krijuar nga Bojken Lako.

Image