Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme i pranishëm në një aktivitet për të treguar punën që po bën qeveria për punësimin si dhe skemën e re të Ndihmës Ekonomike.

Në këtë aktiviteti, Rama u shpreh se me skemën e re të Ndihmës Ekonomike, janë hequr ata që nuk e meritonin, ndërsa pjesë e tyre janë bërë familje që, sipas tij, realisht kanë nevojë.

Por, në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe disa të rinj, të cilët kishin filluar punë, ku i ka pyetur për rrogën.

Në fillim, njëri prej tyre ka hezituar në fillim që të tregojë rrogën, por pas këmbënguljes të Ramës, ai është dorëzuar.

Rama: Kur ke filluar punë këtu?

Vajza: Para disa muajsh

Rama: Çfarë roli ke?

Vajza: Planifikuese

Rama: Sa e ke rrogën?

Vajza: Nuk mund ta them këtu

Rama: Po si mos e tregosh, rrogat janë të deklaruara (duke qeshur)

Vajza: 700 mijë

Rama: Aaa prandaj nuk e thotë se e paska 700 mijë. Po ti djali tjetër sa e ke rrogën?

Djali: Unë 540

Rama: Mirë, s’qenke keq

Rama: Ejani edhe ju atje në cep, pse ikni, jepi urdhër të vijnë, hajdeni pak

Afrohet një tjetër punonjëse: E nisëm nga zero, jam punësuar që ditën e parë para 5 vitesh

Rama: Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë.