Ashensorët që shfrytëzohen në shtet, kryesisht janë të amortizuar dhe të vjetër më shumë se 30 vite. Ndërrimi dhe riparimi i tyre përbën problem për këshillat banesor nëpër ndërtesa, pasi nevojiten shuma të mëdha financiare. Në muaj kjo kushton prej 800 deri në 6000 denarë dhe nuk ka çmim të unifikuar për servisin e tyre. Shumë prej ndërtesave të reja nuk i plotësojnë standardet për transport vertikal. Prandaj, kjo rrezikon sigurinë e qytetarëve. Pikërisht për këtë, sot një pjesë e tyre u bashkuan për t’i realizuar të drejtat e tyre.

Shoqata e qytetarëve Shfrytëzues të ashensorëve

Vizioni dhe misioni jonë është bashkimi i personave fizik dhe juridik nga sfera e veprimtarisë së ashensorëve, shkallëve elektrike, në interes të avancimit të sistemit në cilësi gjatë projektimit, prodhimit, montimit dhe vlerësimit adekuat sipas rregullave që vlejnë”.

Nga Shoqata theksojnë se qëllimi kryesor i tyre është bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe lobimi për ndryshime në ligjin dhe aktet nënligjore për t’u rritur kontrolli lidhur me atë se çfarë ashensorësh po instalohen. Në të kaluarën, për shkak të ashensorëve të prishur kishte aksidente në të cilat kishte edhe viktima.