Ekipi zgjedhor i presidentit rus Vlladimir Putin deri më tani ka shpenzuar rreth pesë milionë euro në fushatën zgjedhore, kumtoi Komisioni qendror zgjedhor rus.

Pjesa më e madhe e mjeteve janë përdorur për shtypjen e materialeve reklamuese. Putini ka pranuar 7 milionë rubla (100.000 euro) më shumë nga maksimumi i lejuar në donacione dhe ato mjete do të duhet t’i kthejë.

Deri në tani më shumë para në fushatat ka shpenzuar kandidati nacionalist Vlladimir Zhirinovski, me mbi 5,4 milionë euro.