Neymari mund të ndërrojë skuadër gjatë verës, këtë nuk e ka mohuar as drejtori sportiv i PSG-së.

U transferua gjatë verës për 222 milionë euro në Francë, pasi PSG-ja pagoi klauzolën e lirimit pavarësisht se Barcelona insistonte për ta mbajtur brazilianin dhe pas vetëm një viti qëndrimi te skuadra në Ligue 1, ka spekulime se mund të kthehet në Spanjë, por te Real Madridi.

Florentino Perez është i gatshëm të bëjë çmendurinë duke paguar 400 milionë euro për brazilian, aq sa kërkon PSG-ja dhe spekulimet tashmë i ka rritur edhe më shumë drejtori sporti i klubit francez, Artero Henrique, i cili ka folur për të ardhmen e Neymarit, raporton The Sun.

Haptazi, ai ka treguar se asgjë nuk është e sigurt dhe se gjatë verës gjithçka mund të ndodhë: “Nuk mund të ju garantoj asgjë”, u përgjigj ai.

Neymar aktualisht gjendet në Brazil ku po0 vazhdon me procesin e rikuperimit pas operacionit në kyçin e këmbës së majtë dhe ka zëra se më nuk do ta veshë fanellën e PSG-së pasi nuk do të arrijë të rikuperohet për ndeshjet e mbetura.