Paris Saint-Germain e ka shkatërruar skuadrën e fundit të renditje në Ligë 1 të Francës, Metz, duke e mposhtur 5-0 të shtunën pasdite.

Djelmoshat e Unai Emery, që po vinin nga eliminimi dëshpërues nga Liga e Kampionëve në duart e Real Madridit, nuk humben shumë kohë dhe kaluan në epërsi në minutën e 5-të përmes Meunier,

PSG shënoi edhe tre gola tjerë në pjesë të parë, dy herë me anë të Nkungu në minutat 20 dhe 28 dhe me Kylian Mbappen që realizoi në minutën e 46-të.

Për ta vulosur fitoren e skuadrës vendase u përkujdes kapiteni Thiago Silva në minutën e 82-të, kur shënoi me kokë.

PSG tani ka plot 77 pikë pas 29 javëve dhe renditet e para, duke e lënë Monacon në vendin e dytë me 63 pikë.

Metz mbetet aty ku ishte edhe disa muaj më parë, në vendin e fundit me 20 pikë.