Artin Spahiu

Nëse e shohim në pamje të parë, dallimi mes dy Besa-ve është vetëm një deputet më shumë në favor Lëvizjes Besa të Afrimit, respektivisht 3: 2, por, nëse i futemi një analizë më të thellë të lëvizjeve politike të partive dhe koalicionimeve, atëherë raportet ndryshojnë.

Në fakt, një deputet do të ishte shumë me vlerë nëse formimi i shumicës parlamentare, ose krijimi i një shumice absolute do të varej prej një deputeti. Por në situatën momentale, shumica parlamentare në Maqedoni kalon shumicën e thjeshtë parlamentare me disa deputetë dhe shumë larg arritjes së shumicës kushtetuese, prandaj nuk do të ishte shumë me rëndësi se cilën Besë do ta merrte në qeveri, të Gashit apo Kasamit. Mirëpo, siç theksuam më sipër , analizat në këtë rast dhe kalkulimet janë më ndryshe.

Këtu nuk bëhet fjalë për një deputet, por këtu janë në pyetje edhe 2 deputetët e PDSH-së.

PDSH, partia e cila në zgjedhjet parlamentare të 2016 pësoi humbjen më të madhe në bllokun politik shqiptar dhe nga partia e parë opozitare ngeli partia më e vogël shqiptare, me 2 deputetë dhe me shumë gjasa, duke u bazuar në trendin e rënies që është duke e ndjekur atë parti, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhdukej tërësisht nga skena politike. Menduh Thaçi , si politikan me përvojë, që me shumë sukses ka ditur të bëjë diversitetin në partitë e vogla dhe që para zgjedhjeve lokale nisi lojën për t’u ringjallur dhe rikthyer në skenën politike duke pasur si “pre” Lëvizjen Besa .

Kjo ishte qartazi e dukshme që në takimet permanente që ai bënte me një ndër eksponentët, apo më mirë me thënë liderin shpirtëror të Lëvizjes Besa- Abijën, i cili në përçarjen e fundit të Lëvizjes Besa kishte rolin kyç dhe ishte “truri” i grupit të Lëvizjes Besa të Shkupit.

Këta sinjale shumë signikative shumë nuk arritëm t’i kuptojmë , mirëpo menjëherë pas zgjedhjeve, u kuptua, kish pasur misionin kundër Bilall Kasamit, edhe si kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës por edhe si lider i Lëvizjes Besa. Tani lind pyetja, pse Bilall Kasami, ose me mirë me thënë grupi që qëndruan pas Bilallit, nuk i konvenonte as Abijës dhe as Menduhit?

Abijës nuk i konvenonte pasi grupi që sot janë rreshtuar në anën e Bilall Kasamit djem dhe vajza të rinj, të pastër, pa hipoteka financiare dhe pa ndikime të huaja ideologjike. Ndërsa Menduhit, si një “ujk” i këtyre partiçkave si “kope delesh” , shihte rrezikun e madh nga Bilall Kasami, i cili si Tetovar, mbeshtetjen më të madhe e kishte në Tetovë , gjë që krijoi dëm të madh për PDSH-në, e cila gjithë fuqinë e saj elektorale e kishte në aty dhe nga ku lideri i partisë e kishte të sigurtë zgjedhjen deputet. vetme për liderin e partisë, që ai çdoherë , të paktën vetë, të jetë deputet.

Prandaj , duke koalicionuar me Lëvizjen Besa të Shkup, e cila sipas të gjitha gjasave ndikimin më të madh do ta ketë në zonën e Shkupit dhe Kumanovës, atje ku PDSH-ja është gati e shuar, PDSH-ja do ta ruajë ndikimin e saj në zonat tjera shqiptare, veçanërisht në Tetovë dhe tërthorazi do ta rikuperojë situatën në Shkup dhe Kumanovë.

Përmes koalicionimit me Lëvizjen Besa të Shkupit dhe si pjesë e qeverisë që do të jetë joshëse për qytetarët e zhytur në varfëri dhe te qeveria e shohin shpresën për të gjetur ekzistencën, por edhe me rikthimin e shumë ish anëtarëve të PDSH-së që lënë PDSH-në dhe për interesa personale vajtën te partia e Zijadin Selës, PDSH mund të rikthehet përsëri si një forcë relevante.

Në bazë të gjithçka thashë më sipër, më shumë se dëshira e kryeministrit Zaev për ta marrë në qeveri grupin e Shkupit të Lëvizjes Besa, me të cilin ndoshta është shumë larg ideologjikisht dhe që nga krijimi e gjatë funksionimit dhe qëndrimeve të mbajtura, është vërtetuar se janë të afërt me VMRO-DPMNE-në, por edhe për shkak të “tradhtisë” të treguar më 27 prill të viti të kaluar në parlament , është një skenar i imponuar nga Menduh Thaçi, i cili , besoj, ka kushtëzuar kryeministrin Zaev se PDSH nuk do të hyjë në qeveri pa grupin e Shkupit të Lëvizjes Besa.

Me këto kalkulime , i gjithë koalicioni i ardhshëm qeveritar që pritet të bëhet, ku kryeministri Zaev do të marrë “vereni do smërt” të Sasho Mijallkovit dhe Sektin Politik e krijuar dhe e shndërruar në marionetë po të Sasho Mijallkovit, do të ketë pesë deputetë më shumë, ose tre më shumë sesa, në rastin eventual, do të ta merrte Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.