Një kamion u përmbys në autostradën Shkup-Gjevgjeli pranë Stobit, duke bllokuar kështu dy korsi në të dy drejtimet dhe qarkullimi po zhvillohet në një drejtim edhe drejt Shkupit dhe drejt Gjevgjelisë.

Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles, për  MIA-n deklaroi se ekipi policor  i Negotinës është në terren dhe aktualisht po bën hetimet në vendin e ngjarjes.

Ministria e Brendshme informoi se kamioni u përmbysu pasi që iu ça goma, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të lehta.