Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, që nga mëvetësia e Maqedonisë, madje edhe më herët, ka qenë një dikaster sfidues për shqiptarët, një dikaster që konsiderohej si “mollë e ndaluar” për ta.
Gjërat kanë ndryshuar jo vetëm në Ministrinë e Mbrojtjes por edhe në Armatë, ku numri I shqiptarëve aktualisht arrin në 1440 të punësuar ose 19.04%.
Për zv ministrin e mbrojtjes Bekim Maksuti, edhe pse shifrat kanë ndryshuar për mirë, duhet bërë përpjekje më e madhe për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve sidomos në ARM, ku ai lë ende për të dëshiruar. Numri I oficerëve ende është nën nivelin e duhur , janë vetëm 123 të tillë.
Janë edhe  kadetët që aktualisht mësojnë  në akademinë ushtarake ku këtë vit u pranuan më shumë shqiptarë , por ende përqindja e përfaqësimit në pjesën e oficerëve të ARM-së , mbetet në 12.05%
“Rezulton që numri I shqiptarëve më shumë të jenë në logjistikë e më pak në njësitë ushtarake. Tek njësitë speciale, numri është I ulët në këtë drejtim ka klimë positive të përmirësohet gjendja e trashëguar… Dihet shumë qartë se cilat janë kompetencat e ministrit dhe zëvendësit të tij dhe cilat janë obligimet e shtatmadhorisë dhe shefit të tij dhe zv që fatmirësisht e kemi shqiptarë. Ne kemi dy gjenerale dhe oficerë të tjerë në pozicione të larta, por jo në nivelin e duhur”, shprehet zv/ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti.
Shifrat janë më të mira në organikën e Ministrisë së Mbrojtjes por edhe këtu ka vende për përmirësime.
“Në Ministrinë e Mbrojtjes përfaqësimi administror është diku tek 15.6 % por me zhvillimet e fundit në Sekretariatin për Implementimin e MO-së, shpresojmë që kjo përqindje të rritet , meqë ka edhe një vendim qeverie për shpënrdarjen e  amdinistratorëve shiqptarë në për institucione, do të arrijmë ta rrisim këtë përqindje.Në këtë drejtim sigurisht që do të bëjmë përzgjedhjen e më të mirëve”, shprehet zv/ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti.
Sipas Maksutit, në dy vitet e fundit ka pasur avancim të dukshëm  edhe të personelit civil edhe të usharakëve. Nëse krahasohen numrat në përpjestim me palën tjetër, shqiptarët kanë avancim për reth 30%.
Por edhe kjo shifër nuk është e mjaftueshme. Ai kërkon ndihmën e të gjithë institucioneve në mënyrë të arritjes së nivelit të kënaqshëm të përfaqësimit të shqiptarëve në ARM.
“Sigurisht që punohet në këtë drejtim. Cdo javë ne kemi koordinime në sekretariatin për implementimin e MO-së ky zv kryeministri Lika na kërkon planin e qartë jo vetëm të rritjes së përfaqësimit por edhe të cilësisë së tyre, pra sesi ministria e mbrojtjes të punojë për vendosjen e shqiptarëve në vende udhëheqëse”, shprehet zv/ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti.
Maksuti thotë se për momentin ka edhe disponim politik për rritjen e përfaqësimit dhe fton në të njëjtën kohë jo vetëm meshkujt, por edhe femrat shqiptare të bëhen pjesë e ARM-së, që të arrihet jo vetëm përfaqësimi I duhur etnik por edhe ai gjinor./TVM2