Qendra Siriane për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut pohon se në luftën në Siri, e cila ka filluar para shtatë viteve, janë vrarë rreth 511.000 njerëz.
Organizata joqeveritare me seli në Londër, e cila e ndjek numrin e të vdekurve përmes rrjetit të kontakteve në Siri, thekson se 85 për qind e viktimave janë vrarë nga forcat qeveritare siriane dhe aleatëve të saj.
Paraprakisht, në raportin e publikuar sot të UNICEF-it theksohet se vitin e kaluar në Siri janë vrarë 50 për qind më shumë se në krahasim me vitin 2016. Në raport paralajmërohet dhe se këtë vit mund të jetë më vdekjeprurës për fëmijët në Siri.
Sipas UNICEF-it rreth 3,3 milionë fëmijë në të gjithë Sirinë janë ekspozuar në rrezik të vijnë në kontakt me mjete shpërthyese, ndërsa vetëm sivjet dhjetëra shkolla janë qëlluar nga bombat.