Futbollisti i ekipit Tur, i cili garon në ligën e dytë franceze, 18-vjeçari Tomas Rodrigez sot është gjetur i vdekur, kumtuan mediat lokale.

Ky është rasti i dytë i vdekjes së papritur të një fudbollisti, pasi vetëm para disa ditëve vdiq kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, për shkak të sulmit në zemër.

Federata franceze e fudbollit nuk doli me hollësira për rastin, por sipas mediave lokale, fudbollisti në mëngjes është gjetur i vdekur në krevatin e tij dhe me siguri ka vdekur në gjum.

Për shkak të vdekjes së Rodrigezit, ekipi i tij e anuloi ndeshjen e sotme.