Kim Kardashian di si të çudisë fansat duke ndryshuar pamje herë pas here. Ajo e ndryshon shpesh ngjyrën e flokëve nga bjonde në brune, por së fundi ka eksperimentuar duke i lyer flokët ngjyrë rozë. Edhe bashkëshorti i saj Kanye West ka preferuar të ndjekë trendin e të shoqes, duke i lyer flokët të njëjtën ngjyrë.

Ngjyra e re e flokëve të tij ka çuditur gjithë rrjetet sociale, pasi një fans i tij postoi një foto të reperit me flokët rozë. Sipas Team Kanye Daily fotoja është bërë në Jackson, Wyoming, ku Kanye është duke pushuar.

Image