Shpërthimi ndodhi në një dyqan celularësh në rrugën “Budi” në kryeqytet, në një zonë pranë ambasadës amerikane, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur aty.

Deri më tani, raportohet për dy të plagosur rëndë, të cilët janë dërguar në spital.

Paraprakisht, policia bën me dije se nuk bëhet fjalë për shpërthim eksplozivi, ndërsa po hetohet se çfarë e shkaktoi atë.