Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane, priti delegacionin e Republikës së Austrisë kryesuar nga Udhëheqësi i Sektorit për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerim në Ministrinë Federale Austriake për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Klaus Velfer, dhe në përbërjen e së cilës po ashtu ishin Ambasadorët e Republikës së Austrisë në vendet e rajonit.

Takimi është pjesë të aktivitetit të gjerë të Austrisë për skanim të thellë të gjendjeve në Ballkanin Perëndimor, para marrjes së Kryesimit në qershor nga ana e vendit me Këshillin e BE-së.

Osmani në takim shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishëm nga ana e Austrisë për aspiratat tona euro- atlantike dhe shprehu shpresën se gjatë kohës së Kryesimit me Këshillin e BE-së ata në mënyrë aktive do të punojnë në procesin e zgjerimit dhe me pritje se mbështetja austriake për Republikën e Maqedonisë dhe proceset e saja euro- atlantike do të vazhdojë me tempo të përshpejtuar, e cila në fund do të kurorëzohet edhe me negociata për anëtarësim në BE.

“Nëse Kryesimi i Bulgarisë me Këshillin e Evropës për ne paraqet një lloj trampoline për kthimin e vendit në binare evropiane, synimi ynë është që gjatë Kryesimit të Austrisë të fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani.

Në këtë kontekst Osmani iu referua edhe përmbajtjes së mesazheve në Strategji të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 duke theksuar se Komisioni dërgoi mesazhe të qarta se Maqedonia duhet të pres rekomandim të pastër për fillimin e negociatave me raportin e ardhshëm, në përputhje me shmangien e pengesave politike, dhe vendim nga Këshilli i BE-së për fillimin e negociatave.

“Morëm mesazhe jashtëzakonisht të rëndësishme nga ana e Komisionit Evropian, me të cilat valorizohet progresi i deritanishëm në implementimin e reformave dhe përgatitja e vendit për progres në integrimet evropiane, por edhe shans për t’u përfshirë dinamikës 2025 të Komisionit Evropian”, theksoi Osmani.