Oriolës i është sosur durimi!

Mjaftoi një foto e publikuar në Facebook nga këngëtari Gjergj Kaçinari, i cili postoi një foto të 6 viteve më parë me Oriola Marashin që modelja e njohur të nxehet. Jo për ndonjë gjë, por u shkaktuan shumë polemika, sepse u komentua ndryshimi i Oriolës, ndryshim i cili sigurisht lidhet me moshën.

Image

Modelja e njohur nuk ka duruar dhe ditën e sotme me anë të një postimi në “Instastory” bëri një reagim të gjatë për ata, që shkruajtën se “i nxorën të vërtetën”, madje edhe dulw i ‘kërcënuar’ penalisht .

“Unë mendoj se ajo që ti e quan ‘i nxjerr të vërtetën’ realisht është ‘cyber bullying’ dhe është ligjërisht e dënueshme…është fatkeqësi që një injoranti t’i jepen të mira të përdorueshme si interneti e rrjetet sociale, por është më fatkeqësi që kemi individ të tjerë që e mbështesin, e mendojnë se është argëtuese, e drejtë apo ku di unë dhe i japin platformë ekspozimi në televizion. Më vjen keq me brezin e ri që po rritet me këtë frymë dhe në subkoshiencë po ju piqet ideja që është gabim të trajtosh komplekset që të ndihesh mirë me veten.” ka shkruar Oriola.

Image