Universiteti prestigjioz i Oksfordit sot ka kërkuar falje për dërgimin e një punonjëse të saj, që të pastrojë shkrimin në shkallë, ku shkruante “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas”.

Të enjten, një foto u postua në Twitter, ku shihej një grua duke pastruar grafitet në shkallë dhe katër burra që shikonin, raporton CNBC.