Prokuroria Themelore Publike – Shkupi po jep udhëzime dhe po merret me rastin për zyrtarin e arrestuar të Ministrisë së Brendshme, me iniciale DS, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Pritet gjatë ditës Prokuroria Publike të dalë me më tepër informacione për rastin

Nga Ministria e Punëve të brendshme tani për tani nuk tregojnë risi për arrestimin e funksionarit të tyre D.S , i punësuar në kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike, u privua nga liria D.S., një punonjës i kabinetit të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski,  me dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 353 të Kodit Penal “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Një pjesë e mediave jozyrtarisht publikuan se D.S ka qenë i arrestuar për mito