Odat ekonomike të Serbisë dhe të Maqedonisë e mbështesin marrëveshjen e nënshkruar në Shkup nga ana e ministrave dikasterial të dy vendeve, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përhershme për problemin e tregtisë mes vete me miell.

Siç është publikuar në ueb faqen zyrtare të Odës ekonomike të Serbisë, që të dy odat angazhohen të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut dhe në interes të bashkësive afariste të dy vendeve.

“E përshëndesim formimin e Komitetit të përbashkët të përbërë nga institucionet kompetente të dy vendeve, me qëllim në mënyrë efikase të gjinden zgjidhje për largimin e barrierave dhe pengesave në tregtinë e ndërsjellë dhe përmes dialogut dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura”, theksuan në deklaratën e përbashkët, kryetarët e odave ekonomike të Serbisë dhe të Maqedonisë, Marko Çadezh dhe Branko Azeski.

Dy odat janë përgatitur në mënyrë aktive që të përfshihen në punën e Komitetit dhe t’i vendosin në dispozicion resurset e tyre, me qëllim në mënyrë efikase, duke i përfshirë edhe propozimet e afaristëve, të eliminohen të gjitha sfidat dhe të mundësohet në mënyrë të papenguar ekonomizimi.

Pritet që marrëveshja e arritur të sigurojë zgjidhje të përhershme, sepse masat e njëanshme, të cilat paraqesin barriera jodoganore, në mënyrë destimulative ndikojnë ndaj ekonomisë të të gjitha vendeve nga marrëveshja CEFTA.

Odat ekonomike të Serbisë dhe të Maqedonisë tregojnë se është e nevojshme Komiteti i sapokrijuar sa më shpejtë që është e mundur t’i shqyrtojë të gjitha çështjet e hapura dhe të propozojë zgjidhje për largimin e të gjitha barrierave dhe pengesave në tregtinë e ndërsjellë.