Barcelona nuk e ka ndier mungesën e Lionel Messit pasi ka fituar 2-0 në ndeshjen ndaj Malagas të vlefshme për javën e 28-të të La Ligas.

Golat për katalanasit u shënuan gjatë 45 minutave të para të lojës me anë të Luis Suarez dhe Coutinhos.

“Whoscored” ka publikuar notat e lojtarëve ku ajo që bie në sy është vlerësimi maksimal për Coutinhon që shënoi me finte.