Forca të Njësisë Speciale të Kosovës kanë kryer sonte një aksion në qendër të qytetit të Klinës.

Në sheshin “Mujë Krasniqi”, janë kontrolluar disa lokale, në të cilat dyshohej për përdorim të narkotikëve.

Dëshmitarët kanë thënë për Indeksonline se Njësia Speciale ishte me disa qenë, me të cilët kontrolloi hapësirat.

Tutje, sipas dëshmitarëve në kontrollin që iu bë një lokali të lojërave kompjuterike ku qëndrojnë rinia, u arrestuan disa persona. Indeksonline ka provuar të kontaktoj me policinë rajonale të Gjakovës, por kontakti ishte i pamundur.