Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot në Strumicë do të marrë pjesë në tribunë me bujq dhe blerës për gjendjen momentale me prodhimtarinë kopshtare dhe blerjen e prodhimeve bujqësore.

Siç informojnë nga MBPEU-së, në tribunë do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikollçe Babovski dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi Jane Stankoski.