Zidane nuk ia mbylli derën e Madridit Neymarit kur u pyet për çmimin; 400 milionë euro do PSG-ja për brazilianin. “Mund të përshtatet në çdo ekip”, tha Zizu.

“Ata paguan 222 milionë dhe kjo është. Kur më blen mua për 72 milionë apo sado që ka qenë, mendoj se ishte çmenduri në atë kohë, por 10 vite më vonë po flasim për 220 milionë. Ndoshta brenda disa viteve do të shkojë 400 milionë”, u përgjigj francezi kur u pyet për çmimin që kërkon PSG-ja.

Zidane më pas shtoi: “Neymar do të përshtatej në çdo skuadër sepse është lojtar fantastik”.

Por, numri një i Parisit, Al Khelaifi thotë se: “Do të qëndrojë në PSG 2.000%”.

Sido që të jetë, braziliani duket më larg PSG-së dhe më afër Real Madridit pasi po këshillohet nga të katërta anët që të transferohet në Spanjë, ku do të kishte mundësi shumë më të mira për ta fituar “Topin e Artë”, e që është ëndrra e brazilianit.

Problemi që Neymar ka në PSG sipas asaj që ka mësuar AS, është se klubi francez i ka 100% të drejtat e imazhit të brazilianit, që ka nënshkruar me brende si: Nike, Gillette, Claro, Red Bull, Gaga, Replay, Rexona, PokerStar, Konami… Neymar është fabrikë parash.

Sipas AS, Madridi pritet t’i ofrojë Neymarit 50 % në të drejtat e imazhit, vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë, 60 %, ndërsa Reali 40.

26 vjeçari, që ka shënuar 28 gola në 30 takime, aktualisht ndodhet në Brazil duke vazhduar me procesin e rikuperimit pas operacionit në kyçin e këmbë së djathtë. Raportohet se ai do të qëndrojë jashtë fushave edhe për së paku 5-6 javë.