Aleanca për Shqiptarët nesër mban Kongresin e parë partiak në Tetovë dhe se nga kjo parti kanë theksuar se deri tani janë bërë të gjitha parapërgatitjet, pas zgjedhjeve në të gjitha forumet partiake. Kreu i kësja partie, Ziadin Sela do të jetë lider i kësaj partie edhe për një mandat të dytë, mëson INA. Ai ka marrë mbështetjen nga të gjitha degët dhe forumet e tjera partiake.

“Çdo degë dhe nëndegë e ASH-së I kanë dhënë mbështetje dhe përkrahje të parezervë kandidaturës se Kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela për të udhëhequr me kreun e ASH-së dhe asnjë degë partiake nuk kanë paraqitur kandidatur tjetër për kreun e ASH”, theksojnë nga kjo parti.

Numri i përgjithshëm i Kongresit të parë të ASH-së është nga 680 deri në 700 Delegatë, në mesin e tyre edhe 20 Delegatë nga Diaspora shqiptare, të cilët do votojnë për zgjedhjen e kryetarit por edhe për votimin e statusit të ri të ASH, ndërsa më pas do të zgjidhet kryesia qendrore. Ja kush janë kryetarët e zgjedhur të degëve të ASH-së: Kryetar të Degëve të ASH u zgjodhën: Strugë: Imer Imeri Dibër: Ilirjan Fetahu Kërçovë: Abdulla Sejdini Tetovë: Altrim Mahmuti Gostivar: Jeton Selimi Kumanovë: Huzeir Mustafi Çair: Fadil Nika Bogovinë: Halil Sulejmani Vrapçisht: Isen Shabani Zhelinë: Shaban Arsllani Bërvenicë: Kujtim Idrizi Tearcë: Tahir Tairi Jegunovcë: Nadi Sulejmani Shut Orizare: Sevdair Aziri Çuçer Sandevë: Liman Limani Prespë: Maliq Shemshedini Manastir: Afrim Selimi Saraj: Nexhat Nuishi Likovë: Ardian Demiri Dollnen: Bajram Alia Haraçinë: Skender Jusufi Gazi Babë: Adnan Alija Zelenikovë: Nusret Elmazi. Ndërsa ditët në vijim pritet edhe mbajtja e Kuvendeve vendore zgjedhore në Studeniçan, Veles, Butel dhe Çashkë.