Japonia ndau grante në shumë të përgjithshme prej 428.066 euro për nëntë projekte për pesë institucione publike dhe për katër shkolla fillore. Ata do t’i dedikojnë paratë për rikonstruime hapësinore, furnizim të pajisjeve dhe për automjete mjekësore transportuese. Janë ndarë përmes programit GGP – Grant-ndihmë për mbështetje të projekteve të vogla për siguri njerëzore.

Grante morën shkollat fillore “Vëllezërit Milladinovci” nga Kumanova, “Dobre Jovanovski” nga prilepi, “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri, “Ismail Qemali” nga fshati Cërnilishtë në komunën Dollnen, klinikat për gjinekologji dhe obstetrikë dhe për kirurgji digjestive në Shkup, Shtëpia e shëndetit “Goce Dellçev” në Dellçevë, Spitali klinik nga Shtipi dhe Instituti për sëmundje respiratore tek fëmijët – Kozle.

“GGP ka histori të gjatë në Maqedoni. prej vitit 1996 implemetuam 129 projekte. Këtë vit kemi nëntëp projekte me mbi 428.000 euro, që është nfihma GGP më e madhe e ndarë në një vit. Me tp treguam përkushtimin e Japinisë në përforcimin e lidhjeve tona të vazhdueshme bilaterale me Maqedoninë. Ne, qytetarët e Japnisë, si miq të Maqedonisë, jemi shumë të lumtur për të gjitha gratë, burrat dhe fëmijët të cilët do të kenë dobi nga këto projekte”, tha ambasadorja e Japonisë, Keiko Haneda gjatë nënshkrimit solemn të marrëveshjeve.

Për grantet e ndara u falënderuan zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, si dhe koordinues nacional për ndihmë të huaj në Maqedoni, Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Arsimit, Renata Deskoska.

Osmani tha se ndihma është e dedikuar për dy sektorë kapital në shoqëri dhe se mjetet e pakthyeshme nga Japonia çdoherë janë të kahëzuara drejt projekteve të menduara mirë, të qëndrueshme dhe funksionale të cilat bëjnë ndryshim real në jetën e përditshme të njerëzve.

“Në shëndetësi në vitin 2008 patëm donacion të madh të automjeteve mjekësore për mbi 30 komuna në Maqedoni të cilët ende janë në përdorim dhe transportojnë pacientë nëpër spitale. Këtu janë edhe projektet e vogla për ndihmë teknike, si trajnimet, të cilat janë të rëndësishme dhe thelbësore për shtetin. Thënia e urtë thotë: miqtë tregohen në kohë të vështira, ndërkaq Japonia është mu mike e tillë. Gjatë krizës së emigrantëve dhe gjatë vërshimeve para dy viteve, japonia dhuroi 4,7 milionë euro, që ishte ndihmë e rëndësishme nëa të periudhë”, theksoi Osmani.

Programi për grante të vogla-GGP nga Japonia zbatohet tashmë 30 vite në mbi 140 vende të botës. Me grantet në Maqedoni janë renovuar mbi 60 shkolla, është siguruar pajisje për 40 ente shëndetësore dhe janë dnarë mbi 20 automjete të specializuara për ndërmarrjet publike. Në Maqedoni deri më tani janë ndarë rreth 420 milionë euro përmes programeve të ndryshme nga Japonia