Nëna dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë në spitalin e Kukësit.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrethana ende të pasqaruara nga policia, e cila ka nisur hetimet.

Nurije Poçi, nënë e gjashtë fëmijëve kishte shkuar për të lindur fëmijen e shtatë në spital, i cili është konstatuar i vdekur.

Por, për rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë edhe nëna.