Një burrë vdiq para gjysmë ore para stacionit hekurudhor në Shkup. Kalimtarët tentuan ta ndihmojnë dhe thirrën Ndihmën e shpejtë. Edhe pse ndihma arriti menjëherë, personi tashmë kishte vdekur.

Nga Ndihma e shpejtë për MIA-n thanë se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për infarkt masiv. Për momentin policia po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.