Profesoresha universitare dhe aktivistja Mirjana Najçevska, në llogarinë e saj në Facebook ka komentuar fjalimin e prokurores speciale Fatime Fetai, e cila ka qenë e pranishme në një emision me temë rreth çështjes së grave.

Najçevska shkruan se është bukur të dëgjosh Fetain si tregon për gjëra të ndryshme që ka fituar, por pret që si prokurore të fitojë së paku një procedurë gjyqësore kundër kriminelëve, të cilët sipas saj për 11 vite kanë luajtur me drejtësinë.

“Nuk dua të më kuptoni gabimisht, dua gra të guximshme dhe të mençura, luftëtare dhe të hapura. Vetëm nuk dua ndërtim të kultit mbi personalitetin e gruas ose mashkullit”, shkruan mes tjerash Najçevska.