Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një i punësuar në kabinetin e ministrit të Punëve të brendshme, Oliver Spasovski është arrestuar për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, sot nga liria u privua D.S. i punësuar në kabinetin e ministrit për Punë të Brendshme nën dyshimin për kryerje të veprës penale të paraparë në Nenin 353 të Kodit Penal “Keqpërdorim i autorizimit dhe pozitës zyrtare”, njoftuan nga MPB-ja.